Sabri Fejzullahu sonte i këndon Prishtinës

25 prill 2020 | 11:09

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me televizionin “Klan Kosova”, kompaninë “Gjirafa” dhe grupin e tifozëve “Plisat”, janë përkujdesur që në këtë kohë pandemie t’i argëtojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.

Sonte (e shtunë 25 prill, 2020), me fillim nga ora 20:30, në “Klan Kosova” do të mund ta ndiqni performancën e drejtpërdrejtë të kantautorit të mirënjohur prishtinas Sabri Fejzullahu. Kjo ngjarje muzikore, po ashtu, do të transmetohet në “Gjirafa Video” si dhe në të gjitha platformat e rrjeteve sociale të Komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e…