Si dukej Merkel në fillimet e saj në politikë (Foto)

25 prill 2020 | 11:54

Një foto ku kujton një mik që është ndarë nga jeta na zbulon edhe një Merkel në vitet e para në politikë.

Në një postim në Instagram ajo shkruan:

Jam shumë e trishtuar për lajmin e vdekjes së Norbert Blum. Kam punuar me ish ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale nga viti 1990 deri në vitin 1998 në kabinetin e Helmut Kohl. Ai ka pasur një ndikim të madh në karrierën time politike. Norbert Blum ishte një politikan që mundi që formulojë politikën moderne sociale në një mënyrë që të gjithë të mund ta kuptonin. Ai mbahet mend si një personalitet që ka qëndruar gjithmonë pranë njerëzve. Ai e njihte tryezën e punës dhe tryezën ministrore. Zemra e tij rrahu për njerëzit që ndërtuan vendin tonë me punën e tyre. Ai luajti një rol kryesor në formimin e ekonomisë së tregut social. Shpreh keqardhjen më të thellë për të afërmit dhe miqtë e tij.

https://www.instagram.com/p/B_XIOOFj_H5/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka miratuar ‘testimet në…