‘Ruleta Ruse’ që luajti Suedia me këtë pandemi!

25 prill 2020 | 12:06

qinjët e saj mbyllën kufijtë, shkollat dhe bizneset pasi koronavirusi u përhap në Europë, por Suedia e mbajti jetën publike të pakufizuar.

A fshihet një strategji pas kësaj?

Ndoshta në heshtje, por strategjia e Suedisë ka të bëjë pikërisht me Herd Immunity, duke lënë njerëzit të ekspozohen ndaj virusit për të krijuar imunitetin e masës, edhe pse kjo mund të thotë që të moshuarit të ekspozohen më shumë ndaj rrezikut.

Disa ekspertë shëndetësorë e krahasojnë këtë strategji të Suedise si ruleta ruse që po luhet me shëndetin publik.

Megjithatë, epidemiologu kryesor i Suedit thotë se mesa duket strategjia po funksionon dhe se brenda pak javësh Stokholmi do jetë kryeqyteti që do arrijë imunitetin e masës së popullsisë.

Ai foli me shifra dhe tha se deri më tani 20 % e popullsisë së Stokholmit tashmë ka krijuar imunitet ndaj virusit dhe vendi po vëren një rënie të ngadaltë të raste.

Por edhe nëse ka sukses në këtë këndvështrim janë të moshuarit ata më të rrezikuarit. Shefi epidemiolog thotë: ‘Më shumë se gjysma e njerëzve që kanë ndërruar jetë janë të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, ose në azile’.

Suedia numëron 17,567 raste, 2,152 viktima, 1,005 të shëruar

14,184 raste aktive dhe 533 në gjendje aktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Padyshim që stili jonë i jetesës do të ndryshojë me…