Milaim Zeka kapet keq me Shkëlzen Gashin, i’a publikon një fotografi tek varri i Titos

25 prill 2020 | 12:48

Milaim Zeka, ka bërë publike një fotografi të Shkëlzen Gashit, ku sipas tij ai ka qenë në vizitë tek varri i Titos. Ai madje ka publikuar edhe një publikim të një aktivisti të VV’së, i cili ka shkruar se kurrë hallall mos i qoftë serbëve që nuk e kanë faruar Drenicën.

Gjatë ditës së djeshme këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka bërë deklaratë skandaloze për UÇK-në.

Ai ka thënë se është UÇK ajo që ka bërë krime ndaj serbëve dhe se ato krime duhet të dënohen.

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar shumë qytetarë, politikanë e figura të tjera të njohura.

Por së fundi po shpërndahen edhe thirrje të tjera të aktivistëve të VV’së, ku njëra ndër ta është edhe një aktivisti ku në një postim në Facebook ai ka shkruar ”Kurrë hallall mos ju koftë qe nuk e faruat Drenicën krejt”, ka shkruar ky aktivist duke bashkëngjitur fotografitë e Ratko Mladic dhe Slobodan Milosevic.

Është Milaim Zeka që ka publikuar identitetin e tij të plotë, ku edhe e ka quajtur racist. Mirëpo, sipas Zekës, ky nuk është personi i vetëm që shkruan kundër Drenicës. Në të njëjta përmasa raciste, sipas tij, ka shkruar edhe Veton Surroi.

”Disa ja kanë mbulu emrin këtij racisti. ”Kurrë hallall mos ju koftë qe nuk e faruat Drenicën krejt”! Kështu ju drejtohet dy baballarëve te tij, Millosheviçit dhe Mlladiqit! Unë po ju them se ne te njejtat përmasa raciste, sikurse ky tipi, edhe Veton Surroi ka shkru për Drenicën dhe katundaret. Kur një publicist, me llulle ne goje shkruan marrëzira të tilla edhe kundër UÇK’së çfarë prisni prej shumë njerëzve të droguar brenda e jashtë Kosovës?!!!”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Tutje ai ka publikuar edhe një fotografi të Shkëlzen Gashit, ku thotë se ka qenë duke e vizituar varrin e Josip Broz Titos.

Më poshtë shkrimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Disa ja kane mbulu mbulu emrin ketij racisti. “Kurr hallalle mos ju kofte qe nuk e faruat Drenicen krejte”! Keshtu ju drejtohet dy baballareve te tij, Millosheviçit dhe Mlladiqit! Une po ju them se ne te njejtate permasa raciste, sikurse ky tipi, edhe Veton Surroi ka shkru per Drenicen dhe katundarte. Kur nje publicist, me llulle ne goje shkruane marrezira te tilla edhe kunder UÇK- se, çfare prisni prej shume njerezeve te droguar brenda e jashte Kosoves?!!!
Shikone Jozhen e vogel, Shkelzen Hajmalin, duke vizituar varrin e Titos!

https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/1134184896943552

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trembëdhjetë persona janë arrestuar dhe 33 të tjerë janë ndaluar…