Tovërlani: Tri javë nuk janë të mjaftushme për përgatitje

25 prill 2020 | 20:06

Rifillimi i Superligës nuk dihet se kur mund të ndodhë, por ka shpresë që kampionati mund të vazhdoj aty ku ka mbetur.

Covid-19 do të jetë përcaktues se kur mund të rinisin stërvitjet dhe ndeshjet kampionale.

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka folur për Gazetën inFokus për rikthimin në stërvitje dhe fazën përgatitore.

Toverlani ka thënë se do të donin që menjëherë të ktheheshin në stërvitje, por kjo nuk varet nga ta, por nga pandemia, IKSHP-ja dhe federata.

“Nuk mund ta them saktë se kur mund të rikthehemi në stërvitje të plota, sepse nuk varet nga ne kthimi, por nga pandemia dhe instruksionet që japin IKSHP-ja dhe federata. Ne do donim menjëherë të kthehemi, sepse shkoj shumë gjatë kjo kohë”, tha Toverlani.

Trajneri i Feronikelit mendon se tri javë do të ju duhen për fazën përgatitore, shton se nuk janë të mjaftueshme, por shkaku i situatës nuk mund të zgjedhin.

“Mendoj se minimumi do duhej të ishte tri jave faza përgatitore para rifillimit të ndeshjve. As kjo tani me nuk është mjaftueshme, por shkaku i situatës nuk është se mund të zgjedhim”, deklaroi Afrim Toverlani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndaj deklaratave të tashmë ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin…