Mike Tyson: Dua të rikthehem sërish në ring, ja qëllimi

25 prill 2020 | 22:09

Mike Tyson kërkon të rikthehet sërish në ring, në një duel me 4 raunde, që do të shërbejë për të mbledhur fonde për bamirësi. “Dua të bëj shfaqje bamirësie, të mbledh para dhe të ndihmoj njerëzit e pastrehë dhe narkotikët si unë”, deklaroi Tyson.

Ish-kampioni i botës për peshat e rënda, i cili ka varur dorëzat prej 15 vitesh, ka nisur të stërvitet për të arritur një formë të pranueshme fizike. Tyson e dha lajmin e bujshëm gjatë një lidhje direkte në Instagram.

53-vjeçari pohoi se pas ditëve të para të stërvitjes, prej ushtrimeve dhe sforcos fizike, i dhemb thuajse i gjithë trupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për gati një orë, Sabri Fejzullahu i këndoi Prishtinës nga…