FADIL VATA – UDHËHEQËS I MADH I LËVIZJES POLITIKE DHE USHTARAKE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË SAJA

25 prill 2020 | 22:22

Ismet SYLEJMANI

I dashur babë!

Të dashura motra dhe vëllezër të dëshmorit të kombit Fadil Vata!

Të dashura familje të dëshmorëve të Kombit!

Të respektuar invalid,veteran dhe luftëtarë të luftërave për çlirim kombëtar!

Të ndruar përfaqësues të institucioneve politike shtetërore të Kosovës,të TMK-së,të SHPK-së!

I nderuar lider i popullit shqiptarë në Maqedoni, zoti Ali Ahmeti!

Të nderur të pranishëm,zonja dhe zotrinjë!

Të dashur bashkëkombës që jeni duke na përcjellur përmes ekranit të Radio Televisionit të Kosovës!

Sot bëhen 17 vjet kur ka pushuar së rrahuri zemra e madhe e njërit prej udhëheqësve më të mëdhenj të kombit tonë,ish-sekretarit politik të Komitetit Drejtues të Lëvizjes ilegale politike në Kosovë e Vise, ish-të burgosurit politik dhe njërit prej atëdhedashësve më në zë të popullit shqiptar, dëshmorit të kombit Fadil Vata.

Të nderuar pjesëmarrës!

Fadil Vata u lind më 3 Janar 1962 në fshatin Lumbardh ish-Sallagrazhdë të Therandës, në një familje të njohur për tradita atdhetare.

Mësimet e para i mori në fshatin e lindjës,kurse klasën e 5-të deri të 8-tën i kreu në Mushtisht.

Shkollën e mesme në Therandë,ndërsa në Universitetin e Prishtinës u regjistrua në fakultetin Filozofi-sociologji.

Në rrugën e lavdishme të luftës për liri,Fadil Vata kontaktet e para me rrjetin e organizuar ilegal politiko-patriotik i ka pasur më 1978/1979.

Më 1980 është derguar në shërbimin ushtarak në Pozharevac të Serbisë.

Në mars është ardhur nga kazerma ushtarake e Pozharevacit në demonstrat e 11 marsit në Prishtinë,ka shkuar në vizitë familjes në fshat dhe është kthyer pas 3 ditësh përsëri në shërbim ushtarak.

Është burgosur më 3 Maj 1981 në kazermën e Pozharevacit, është derguar në Beograd,është denuar 6 vite burg nga gjyqi ushtarak, dhe është rikthyer përsëri në Pozharevac dhe kësaj radhe në burg.

Pas një smundje të rëndë që i ishte qfaqur si rezultat i torturave të mëdha e çnjerëzore,ishte dërguar në Beograd ku ishte operuar.

Të nderuar pjesëmarrës!

Të burgosurin politik Fadil Vata edhe të operuar nga kirurgët shovinist të Beogradit, pushteti ushtarako – policorë e mbante të lidhur me zingjirë për shtarti në spital.

Fadil Vatës edhe kur i shkonin babë Nebihu nëna Tahire në vizitë, e cila para disa ditësh u nda nga jeta ,dhe përgjithmonë shkoi te Fadili i saj i dashur dhe i shtrenjtë, edhe atëherë nuk ia hiqnin zingjirët, kaq shumë u kishte hyrë friga në palcë shovinistëve serb dhe veglave të tyre në Kosovë, nga atdhetarët e patriotët shqiptarë.

Pas përmirësimit gjoja të shëndetit të Fadil Vatës, veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare përsëri e kthejnë në burgun famkeq të Pozharevcit.

Pozharevci famëkeq ku ishte rritur dhe ku kishte marrë mësimet e para dhe ku ishte brumosur me ide e projekte antishqiptare krimineli e vrasësi më i madh i shekujve kundër shqiptarëve,gjakpirësi Sllobodan Millosheviq, ishte shndërruar me Zabellën që me siguri akoma kundërmon aromë të gjakut të derdhur të shqiptarëve, në qendrën e torturimit dhe kalbjës së të burgosurve politik shqiptarë.

Në burg ra në kontakt me shumë shokë në msin e të cilëve edhe me Afrim Zhitinë.

Më 30 prill 1987 është liruar nga burgu.

Të gjithë shokët dhe bashkveprimtarët thonë se Fadili para burgut dhe në burg,por edhe pas, ishte shumë i dashur dhe shumë i respektuar,shumë serioz dhe shumë i vendosur për të quar me çdo kusht e me sukses të plotë përpara drejt zgjidhjes, çështjen kombëtare shqiptare.

Emri i këtij burri të madh që rrallë i lind dhe i rritë populli shqiptarë,është shumë i njohur në rezistencën aktive që ka bërë kombi ynë i ndarë padrejtësisht nga pushtuesit serb.

Fadil Vata, luftës për liri e pavarësi të popullit shqiptarë, i ka dhënë shumë, shumë më shumë se sa ishte e mundur në kohën kur ka vepruar ky emër i shquar i aktivitetit ilegal politiko-patriotik në Kosovë e Vise.

Fadil Vata me qetësinë vullkanike që e karakterizonte, me njohuritë e thella që kishte grumbulluar dhe që i kishte vënë në shërbim të luftës për çlirim të popullit dhe Atdheut të tij,dëshmonte se ishte i denjë dhe shumë i merituar t i printe politikisht lëvizjes ilegale politiko-patriotike në Kosovë e Vise.
Dalja nga burgu e Fadil Vatës,për lëvizjën politike ilegale në Kosovë e Vise, ishte një nga fitoret më të mëdha të radhëve të organizuara ilegale e të popullit liridashës.

Autoriteti prej udhëheqësi i Fadil Vatës,bëri që kjo figurë me gamë të madhe të largpamësisë politike, solemnisht të takonte dhe të ftonte shokët e tij të ngushtë, të tjerë emra të mëdhenjë e figura të shquara të kombit, që po ktheheshin nga burgjet dhe vuajtjet e mëdha që kishin përjetuar,të rikyqeshin përsëri në procesin e ndërlikuar,të rëndë por të lavdishëm të aktivitetit politik ilegal.

Një nga ata që Fadil Vata nuk ecte dot pa të,ishte burrri, politikani e organizatori i famshëm i radhëve ilegale, dëshmori i kombit Afrim Zhitia.

Lëvizja politike ilegale në Kosovë e Vise, në vitin 1989 në një nga mbledhjet e saj shumë të rëndësishme që kishte mbajtur në Divjakën legjendare,ku më vonë do të vendoste selinë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, në Komitetin e saj Drejtues, vendosi në panteonin e saj politik dhe organizativ,dy patriotët që me atdhedashurinë e tyre, për popullin shqiptarë ishin bërë nderi dhe krenaria më madhështore,por me veprimet e tyre konkrete do të bëheshin tmerri permanent për pushtuesin serb dhe veglat e tyre të shitura.

Lëvizja politike ilegale në Kosovë e Vise,duke pasur për udhëheqës Sekretarin Politik Fadil Vata dhe Sekretarin Organizativ Afrim Zhitia, u shndërrua në lider që drejtonte me përqindje të madhe politikisht popullin shqiptarë.

Dhe që pushtuesin dhe veglat e tyre i kishin vënë me shpatulla për muri.

Fadil Vata duke qenë violina e parë politike e lëvizjës ilegale,në akord të plotë me Sekretarin Organizativ të madhin, dëshmorin e kombit Afrim Zhitia, u bënë artikulluesit kryesorë të frymëzimit politiko-patriotik të popullit shqiptarë në Kosovë e Vise.

Shokët, bashkëluftëtarët dhe bashkëkombasit e Fadil Vatës, Komandanti Legjendarë i UÇK-së Adem Jashari, Gjeneral Fehmi Lladrovci e Gjeneral Luan Haradinaj,Gjeneral Zahir Pajaziti e Gjeneral Ismet Jashari –Kumanova,Gjeneral Mujë Krasniqi e Gjeneral Bekim Berisha, Gjeneral Ilaz Kodra e Gjeneral Shkelzen Haradinaj,Gjeneral Abedin Rexha e Gjeneral Bedri Shala, e shumë heronjë të tjerë të rënë e të gjallë të luftërave çlirimtare në Kosovë, Maqedoni e Kosovën Lindore e bënë realitet çlirimin dhe largimin e forcave ushtarako-policore serbe nga Kosova.

Fadil Vata ky vigan i luftës dhe përpjekjeve të mëdha politike ilegale,ishte shumë i përkushtuar në fushën e publicistikës dhe gazetarisë politike ilegale kombëtare.

Komunikatat,traktet,proklamatat,analizat,sqarimet dhe shkrimet tjera në fushat e ndryshme,por edhe botimet e veçanta, udhëheqësi e dëshmori i kombit Fadil VATA i publikonte në faqet e Zërit të Kosovës dhe të Rrugës së Lirisë që bashk me shokun e tij Afrim Zhitia e botonin në kushte të ilegalitetit në Kosovë.

Fadil Vata edhe në fushën e gazetarisë shqiptare nuk u harrua,por përkundrazi shokët e bashkëluftëtarët e tij,pothuaj tërësisht e ribotonin Zërin e Kosovës në Kosovë në faqet e gazetës studentore Bota e Re, kurse në ditët e sotme vazhduese e denjë e rrugës së Fadil Vatës, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut,Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës dhe e shumë emrave të mëdhenjë të luftës për liri,është gazeta Epoka e Re, e cila mbronë pa kompromis palcën kurrizore të kombit dhe luftën e përpjekjet e popullit shqiptarë për liri e pavarësi.

Populli shqiptarë në Kosovë e Vise në përgjithësi dhe bijat e bijtë e tij në veçanti,kanë vuajtur shumë nga rregjimi ushtarako- policorë serb dhe të gjitha segmentet e atij pushteti famëkeq.

Shtresa më e lodhur, më e sfilitur dhe më e keqtrajtuar janë ish-të burgosurit politik shqiptarë,të cilët njëkohësisht krahas luftëtarëve të UÇK-së janë më të merituarit për sukseset e mëdha që i ka arrirë populli ynë në luftën për liri e pavarësi.

Fadil Vata ishte jo vetëm në rreshtat e parë në llogorin antiserb në Kosovë,por ishte një nga të burgosurit politik shqiptarë që në burgje kishte vuajtur, por kurrë nuk ishte thyer e dorëzuar përpara shantazheve e presioneve të mëdha të pushtuesve.
Ky birë i madh i popullit dhe i radhëve të organizuara për liri,kishte qëndruar i pathyeshëm përballë bishës serbe nëpër burgje,por sëmundja e kishte sulmuar,të cilën nuk e kishte përballuar dot.

Pra si rezultat i sëmundjes që e kishte dhuratë nga torturat çnjerëzore të burgjeve dhe kazamateve ish-jugosllave,Fadil Vata nuk i përballon,por në një spital të Bazellit në Zvicër më 25 prill 1990 mbyll sytë larg vendlindjes dhe shkon në atë botë me plagën e madhe atë të vrasjës nga policia dhe ushtria pushtuese serbe,të shokut e të bashkëveprimtarit të tij,udhëheqësit tjetër të madh të popullit shqiptarë të Kosovës dhe viseve të saj,Afrim Zhitia dhe shokut të tij Fahri Fazliu.

PROPOZOJ QË NË KOPSHTIN FONTANA PËRBALLË KONVIKTEVE TË STUDENTËVE NË PRISHTINË, TË EMROHET TANI E TUTJE SHESHI I TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR DHE ATY TË NGRITET SHTATORJA MADHESHTORE E TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR, TË LIDHUR KËMBË E DUAR ME PRANGA E ZINGJIRË, POR KRENAR E SYPATREMBUR PËR MISIONIN E MADH QË KA PËRFAQËSUAR NËPËR ZYRAT E UDB-së NËPËR TORTURA, NË GJYQE DHE BURGJE ANË E KËND ISH – JUGOSLLAVISË

Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli ynë,por nuk janë të paktë ata të cilët janë mbytur në torturë ose kanë vdekur si rezultat i sëmundjeve që kanë marrë nga torturat vdekjeprurëse ose kushtet antinjerëzore që kanë qëndruar,nëpër qelitë e ftohta dhe të mykura.

Populli ynë kurdoherë që do të dëshironte të përkulej përpara kontributit kolosal të të burgosurit politik shqiptarë,deri sot nuk ka pasur një vend të caktuar.

Prandaj për të përkujtuar,për t u përkulur me respekt përpara kujtimit të shtatorës gjigante të të burgosurit politik shqiptar që do ti ngjante Fazli Grajqevcit e Shaban Shalës, Zija Shemsiut e Afrim Abazit,Xhemajli Berishës e Xhemajl Blakajt,Metush Krasniqit e Ahmet Haxhisë, Arif Seferit e Besnik Restelicës, Cen Dugollit e Rexhep Bislimit, Ahmet Hoxhës e Mejdi Dalloshit,Ukshin Hotit e Xhavit Hazirit,Enver Topallit e Gafurr Lumës,Fadil Vatës e Afrim Zhitisë,Rexhep Malës e Ali Ajetit,Fehmi Lladrovcit e Remzi Ademit, Isa Kastratit e Gursel Sylejmanit, Avdullah Tahirit e Sejdi Sejdës,por edhe të burgosurve politik që janë të gjallë, simbolit të rezistencës kombëtare bacës Adem Demaqit,Ali Aliut e Rexhep Bunjakut, Kadri Osmanit e Smajl Haradinajt, Rafi Halilit e Kadri Labinishtit,Sejdi Veselit e Ilmi Ramadanit, Skender Kastaratit e Bajrush Xhemajlit, Hydajet Hysenit e Mehmet Hajrizit, Bejtullah Tahirit e Nezir Myrtajt,Jakup Krasniqit e Ali Lajqit,Emin Krasniqit e Bajram Kosumit,Myslim Dobrunës e Gani Krasniqit, Selatin Novosellës e Gani Sylës,Gani Kocit e Xhevat Zekës, Bilall Kryeziut e Xhabir Morinës, edhe mijëra e mijra të burgosurve të tjerë politik;në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia”,propozoj që në kopshtin fontana përballë konvikteve të studentëve në Prishtinë,të emrohet tani e tutje sheshi i të burgosurit politik shqiptarë dhe aty të ngritet shtatorja madhështore e të burgosurit politik shqiptar, të lidhur këmbë e duar me pranga e zingjirë por krenar e sypatrembur për misionin e madh që ka përfaqësuar nëpër zyrat e UDB-së nëpër tortura, në gjyqe dhe burgje anë e kënd ish-jugosllavisë.

Pjesmarrës të nderuar!

Në Akadamitë politike ku përkujtohen si sot Fadil Vata dhe udhëheqës tjerë të Lëvizjës politike ilegale,duhet me pjesmarrjën e tyre të nderojnë Presidenti i Kosovës,Kryetari i Parlamentit të Kosovës,Kryeministri i qeverisë së Kosovës dhe drejtues të tjerë institucional,sepse kështu nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme, ju japim brezave mësim se duhet të nderojmë ata që kanë dhënë maksimumin për të ardhur dhe për të gëzuar lirinë që e kemi sot,por edhe të dëshmojmë përpara ish- pushtuesit tonë Serbisë se kurrë nuk e shuajmë flakën e nderimit për ata që ia bënë varrin e dështimit me turp të ushtrisë e policisë pushtuese në Kosovë.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Fadil Vata!

Lavdi dëshmorëve të kombit!Ish-anëtar i Kryesisë së Klubit Politik”Afrim Zhitia”
Prishtinë 25.04.2007

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mike Tyson kërkon të rikthehet sërish në ring, në një…