Mesazhi i kryetarit Muhaxheri pas vendosjes së Pejës në karantinë

26 prill 2020 | 00:33

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vendimit se ky qytet nga sot ka hyrë në karantinë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Pejës për qetësi, duke u kërkuar që mos dalin nga shtëpitë e tyre.

“Mbajeni higjienën tuaj më shumë se asnjëherë, dhe respektoni udhëzimet që u janë dhënë me ditë të tëra. Situata po vështirësohet, por së bashku do t’ia dalim. Shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Muhaxheri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan:  Shpend Gjocaj- Nju Jork Albin unë nuk të kam…