Haziri: Rastet e reja janë të njohura, situata është nën kontroll

26 prill 2020 | 01:18

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar se katër rastet e reja me koronavirus janë të njohura sikur edhe kontaktet e tyre.

Haziri po ashtu theksoi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë pasi që situata është nën kontroll nga Komiteti për emergjenca kundër përhapjes së koronavirusit.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

#Dita44. Sapo u njoftuam nga IKSHP edhe për 4 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan. Rastet janë të njohura për ne, sikur edhe kontaktet e tyre. Mos keni frikë sepse situata është nën kontroll nga Komiteti për emergjenca kundër përhapjes së coronavirusit.

Falënderimi i veҫantë shkon për mantelbardhët për punën e palodhshme, përfshirë mikrobiologët, epidemiologët, biokimistët, specialistët e mjekësisë familjare e infermierët.

Ju lutem shumë që t’i respektoni udhëzimet e organeve shtetërore. Veҫ në këtë mënyrë e parandalojmë përhapjen e virusit. #rriNshpi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së nga Dukagjini, Halil Bajrami, në profilin e…