2 772 të vdekur dhe mbi 48 mijë të infektuar për një ditë në ShBA

26 prill 2020 | 11:41

Në Shtetet e Bashkuara në Amerikës numri i të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit është rritur në mënyrë të frikshme. 48 539 janë rastet e reja të të infektuarve me Koronavirus, duke arritur gati 1 milion (939,249). Në ShBA 2 772 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 53 934 numrin total të vdekjeve të njerëzve. ShBA-ja është më e prekura në botë nga Koronavirusi. Ditën e djeshme kishte një rënie të viktimave nga Koronavirusi, ku u shënuan 1 258 dhe u mendua se situata po përmirësohej, edhe pse me ritme të ulëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për kancelaren Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë…