Këshilltari i Pacollit: AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë Hoti

26 prill 2020 | 12:16

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollit, ka thënë se AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Ai ka thënë se AKR-ja do të vazhdojë të jetë opozitë në Kuvendin e Kosovës.

“AKR nuk do të jetë pjesë e ‘Qeverisë Hoti’. Do të vazhdojë të qëndron në opozitë”, ka shkruar Murseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

AKR-ja në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet nga dy deputetë.

https://www.facebook.com/murseli16/posts/297949907988951

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E përditshmja gjermane Der Spiegel raportonte dje se vendi do…