Këshilltari i Kurtit i quan banditë 80 deputetët që votuan Gjykatën Speciale

26 prill 2020 | 12:25

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ka dalë në mbrojtje ish-kolegut të tij Shkëlzen Gashi, i cili kishte thënë se ushtarët e UÇK-së kanë vrarë civilë serbë.

Hoxha ka thënë se Gashi nuk ka fuqi të bëjë as mirë e as keq. Në këtë kontekst, ai i ka quajtur banditë 80 deputetë të cilët e kanë votuar Gjykatën Speciale.

:Ata mund të bëjnë keq. Me ata nuk po e bëjnë trimin. Ata mund ta japin territorin e Kosovës, por ata janë 80. Ata mund të bëjnë mocionin. Ata janë 80. Ata mund të bëjnë marrëveshje të dhimbshme. Ata janë gjithnjë bandë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Nuk pashë protestë me Marshin e UÇK-së kundër deputetëve që ia dhuruan luftën një gjykate ndërkombëtare sui generis. I kuptoj. Shkëlzen Gashi është një person. Madje e godasim sepse e dimë se nuk ka fuqi as të na bëjë mirë e as keq.

Ndërsa ata 80 deputetët janë një bandë e madhe. Ata mund të bëjnë keq. Me ata nuk po e bëjnë trimin. Ata mund ta japin territorin e Kosovës, por ata janë 80. Ata mund të bëjnë mocionin. Ata janë 80. Ata mund të bëjnë marrëveshje të dhimbshme. Ata janë gjithnjë bandë. Dhe me bandën nuk na e mban. Ata mund ta hedhin qeverinë në kohë krize, i njohim cilët janë e ç’interesa kanë. Por janë bandë e madhe.

Dhe meqë nuk u ngritën kundër tyre për aferat Pronto kundër shtetit, më në fund erdhi një rast, kur mund t’ i përvishemi si trima një tipi e ta bëjmë edhe ne një herë trimin. Se boll na morën nëpër këmbë. Vallë a ka ndonjë budallë tjetër vetmitar, të thotë diçka pro dhënies së territoreve Malit të Zi? I vërsulemi atij dhe shpëtojmë prej turpit që për vizat që nuk i morëm dhamë truall atdheu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite ka lehtësuar disa masa kufizuese sot. Ora policore…