Shkëndija ulë pagat e futbollistëve

26 prill 2020 | 13:02

Më herët u përfol në media për një reduktim të pagave te Shkëndija, por nuk kishte asnjë konfirmim nga klubi tetovar.

Ndërkohë së fundmi mesfushori i kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut, Armend Alimi në emisionin “Java Sportive” ka konfirmuar se klubi kuqezi ka marrë masa për zbritje të pagave në këtë situatë të pandemisë me koronavirusin.

“Edhe Shkëndija solidarizohet me klubet tjera për shkak të gjendjes dhe sigurisht që do të ndjek trendin të cilën e kanë ndjekur edhe klubet tjera”, deklaroi Alimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se…