Vdes 44-vjeçari nga koronavirusi në Kosovë, numri i përgjithshëm shkon në 21

26 prill 2020 | 13:24

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se sot në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I. (1976), nga komuna e Gjilanit.

Sipas MSh-së, pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konfirmuar me Covid-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë, njofton Klan Kosova.

“I njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera. Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej Covid-19”., ka njoftuar MSh-ja.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë me dije se…