Dalin pamjet e fundit të Kim Jong-Un, para se të zhdukej

26 prill 2020 | 14:22

I veshur me një bluzë të bardhë, i qeshur dhe ku vihet re barku i rrumbullakosur. Kjo mendohet se është dalja e fundit publike e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, para se të zhdukej.

Ajo që vihet re është fakti se Kim Jong-Un ka shtuar shumë në peshë dhe sipas teorive të ndryshme, kjo duket se ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të tij.

Janë gjithmonë e më të shumta, dhe nga burime të ndryshme, zërat se jeta e diktatorit të Kores së Veriut Kim Jong-Un, është në fije të perit, ose ndoshta është tepër vonë.

Sot burimeve të ndryshme u është shtuar për herë të parë edhe një televizion i Hong Kongut, HKSTV, dhe afër pushtetit në Pekin, i cili deklaroi se nga burime thuhet se Kim Jong-un ka ndërruar jetë, në moshën 36-vjeçare.

Ndërkohë, disa media japoneze si Shukan Gendai nuk konfirmojnë vdekjen, por pohojnë se diktatori gjendet në koma pas komplikacioneve të një operacioni në zemër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë…