Policia po heton një incident që ka ndodhur në mbledhjen e Bordit të Telekomit

26 prill 2020 | 14:51

Policia e Kosovës, e autorizuar nga Prokurori i Shtetit, është duke e hetuar një riincident që ka ndodhur më 24 prill në mbledhjen e Bordit të Telekomit të Kosovës

Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në këtë njoftim është theksuar se prokuroria ka pranuar informatën nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, e cila ka përcjellë një e-mail nga ministrja në detyrë e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, për incidentin në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës – Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, ku përcjellin një e-mail – shënim zyrtar, nga ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, lidhur me një incident që ka ndodhur më 24 prill 2020, në Telekomin e Kosovës gjatë mbajtjes së mbledhjes së Bordit të Telekomit të Kosovës”.

“Pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me sqarimin e rastit në fjalë”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndërprerë paraqitja e këngëtarit të mirënjohur Shkëlzen Jetishit që…