Rritet numri i rasteve me koronavirus në Holandë

26 prill 2020 | 15:00

Në Holandë, numri i rasteve me koronavirusin e ri ka arritur në 37,845. Vetëm në 24-orët e fundit, në këtë shtet janë regjistruar 655 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Holandë 4,475 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Ky Institut ka thënë se numri i rasteve me koronavirus mund të jetë më i lartë, por tani për tani, vetëm këto raste janë konfirmuar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins numri i personave të infektuar në mbarë botën me COVID-19 është mbi 2,9 milionë, ndërkaq, mbi 203 mijë persona kanë vdekur./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, e autorizuar nga Prokurori i Shtetit, është…