Ricciardo paralajmëron rikthimin te Red Bulli

26 prill 2020 | 15:38

Piloti australian Daniel Ricciardo, aktualisht me Renault, ka deklaruar se mund të rikthehet te skuadra Red Bull, aty ku dhe u bë i famshëm. 30-vjeçari garoi për 5 sezone me Red Bull, ku arriti 7 fitore dhe 29 podiume, duke dueluar me Vettel për titullin kampion bote në Formula 1.

Kontrata e tij me Renault përfundon në fund të këtij sezoni, ndërkohë që Red Bull ende nuk ka një “pilot të dytë” të qëndrueshëm, duke mos i dhënë një alternativë të mirë Max Verstappen.

“Po, mund të rikthehem te Red Bull në të ardhmen, gjithçka është e mundur. Ajo që kam mësuar nga jeta është se ajo mund të të dhurojë surpriza, ndaj nuk injoroj asnjë mundësi. Ndaj, një ditë mund të rikthehem aty, pasi kam kaluar mirë me Red Bull”, ka thënë Ricciardo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore thanë se këtë javë në Mal të Zi…