Avokati Koci, medieve: Mos publikoni lajme vetëm për politikë

26 prill 2020 | 17:22

Avokati Arianit Koci iu ka bërë thirrje medieve që të mos publikojnë lajme vetëm për politikë

Sipas Kocit, se më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet, qetësi, shkencë e zbavitje, raporton “Epoka e re”.

“Mediat duhet të mos garojnë vetëm për klikime, për rekorde, për shikues që s’kanë dëgjuar kurrë për gjuhën shqipe, por të mendojnë për përmbajtje që ndihmojnë shëndetin mental të banorëve të Republikës”, ka shkruar Koci në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë nga Arianit Koci:

Po konsumojmë helm politik në izolim
Insistimi i im që në Tv-të tona të ketë sa më shumë programe kulturore, shkencore, zbavitëses dhe informata për pandeminë, është edhe për shkak se me trajtimin e temave politike; debate të pafundme në prime time – thuaja çdo natë, po tensionohet popullata, edhe ashtu e irrituar shumë.
Me një fjalë, publiku është duke konsumuar helm nga politikanët pa dallim të cilët mendojnë VEÇ për VOTA.
Definitivisht, me debate dhe statuse në FB, vetëm po polarizohet shoqëria.
Tani me tepër së kurrë kemi nevojë për kohezion shoqëror, unitet dhe qetësi.
Kemi nevojë për edukim, kulturë, shkencë dhe zbavitje!
Mediat duhet të mos garojnë vetëm për klikime, për rekorde, për shikues që s’kanë dëgjuar kurrë për gjuhën shqipe, por të mendojnë për përmbajtje që ndihmojnë shëndetin mental të banorëve të Republikës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gonzalo Higuain në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca” ka…