Emrat e ministrave në Qeverinë Hoti, Veliu në krye të MPB-së

26 prill 2020 | 21:05

Në kohën kur thuhet se LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet janë pajtuar për marrëveshjen për bashkëqeverisje, kanë dalë edhe emrat për ministra.

Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ketë këta ministra: Anton Quni, Besian Mustafa, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Vlora Dumoshi.

Po ashtu pritet të rikthehet në MPB Agim Veliu i shkarkuar nga ana e Albin Kurtit.

Hykmete Bajrami do të jetë zëvendëskryeministre. Nga AAK ministra pritet të jenë: Besnik Tahiri, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj. Limaj mund të rikthehet si zëvendëskryeministër, njofton KlanKosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pse Kosova si shoqëri dhe si shtet, me plot universitete…