Nëntë të testuar për Covid-19 nga Malisheva dalin negativë

26 prill 2020 | 22:41

Nga Komuna e Malishevës, sot janë testuar nëntë persona, shumica prej tyre pacientë në dializë, dhe të gjithë kanë dalë negativë.

Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës.

“Ky është një lajm i mirë për Malishevën, pasi situata çdo ditë e më shumë po përmirësohet dhe kjo situatë është në kontroll të plotë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Gjendja aktuale me Covid-19 në Malishevë është kjo: 73 të prekur,  55 të shëruar dhe 1 me fatalitet.

Në shërim e sipër janë edhe 17 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…