Ahmeti: Prishtina nuk mund të jetë mirë kur komunat e tjera janë në rrezik  

26 prill 2020 | 23:38

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se komuna tjera janë në rrezik nga pandemia Covid-19.

Ahmeti ka pohuar se të gjithë kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës, e numri i rasteve posaçërisht në Pejë është brengosës.

“Prishtina është kryeqytet i Kosovës. Të gjithë ne kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës. Numri i rasteve në krejt Kosovën, e posaçërisht në Pejë është brengosës për krejt neve, sepse as Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik. Duke ju afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në disiplinën tonë e duke i ndihmuar të gjithë të tjerët që kjo të kalohet sa më shpejtë”, ka shkrkuar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës sonte ka hyrë në natën e pesëmbëdhjetë…