Protesta kundër izolimit, arrestohen 100 persona në Berlin

27 prill 2020 | 10:11

Policia gjermane ka njoftuar se më shumë se 100 persona janë arrestuar në Berlin pas protestave kundër mbylljes, si shkak i masave të marra nga qeveria gjermane për parandalimin e COVID-19.

Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka deklaruar më herët se protestat kundër mbylljes janë të ligjshme por duhet që protestuesit të ruajnë distancën e sigurisë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Disa prej protestuesve e bënë një gjë të tillë duke u ulur në tokë, me maskat në fytyrë, ndërsa pjesa tjetër nuk e respektoi rregullin e kërkuar.

Si shkak i mosrespektimit të masave të deklaruara më herët, policët u detyruan që të bëjnë dhe arrestime për personat të cilët nuk respektuan masat e kërkuara për të protestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ne ishim dy agjentë periferikë që patëm mundësinë të punonin…