Këshilltarja e Kurtit e quan Baton Haxhiun këshilltar të Hashim Thaçit

27 prill 2020 | 11:42

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Fëllanza Podrimja, e ka quajtur gazetarin Baton Haxhiu këshilltar të presidentit Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së deklaratës së tij ku flet për amnisti të krimeve të luftës. Për këtë çështje ka reaguar Presidenca.

Podrimja ka shkruar në “Twitter” se edhe një herë një këshilltar i presidentit ka dëshmuar se është i dobët, kur flet për çështje juridike.

Ajo thotë se amnistimi i krimeve të luftës nuk mund të ndodhë. “Edhe një herë një këshilltar i presidentit dëshmon se është i dobët kur vjen fjala te çështjet juridike. Aministia për krimet e luftës, apo krimet kundër njerëzimit nuk mund të ndodhë. E drejta ndërkombëtare e ndalon këtë. Një marrëveshje e tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ishte e pavlefshme”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga paraqitja e saje parë, Fifi ka treguar talentin…