Serbia s’është e gatshme për paqe

27 prill 2020 | 11:59

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Në Ditën e të Pagjeturve, Osmani tha se Serbia nuk është e gatshme për paqe me Kosovën dhe se institucionet e vendit duhet të punojnë më shumë që kjo çështje të zgjidhet. “Kjo do të duhej të ishte prioriteti themelor i institucioneve në të kaluarën si kërkesë themelore e Republikës së Kosovës për drejtësi. Akoma nuk i ka ndarë me drejtësinë e me familjet informatat se ku gjenden të zhdukurit që i ka marrë me dhunë. Gjatë procesit të dialogut është thënë se ka shumë të dhëna rreth të zhdukurve në Arkivin e Armatës së atëhershme Jugosllave dhe, përkundër faktit që ato të dhëna ekzistojnë dhe janë të arkivuara, asnjëherë nuk janë ndarë me Kosovën. Serbia akoma nuk është e gatshme për paqe dhe se Kosova duhet çdo ditë e më shumë ta thotë me zë të lartë që pa kthimin e të zhdukurve, drejtësi për secilin prej tyre nuk mund të ketë paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Osmani, e cila në mëngjesin e së hënës së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Meje të Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku është shprehur se kryetari i…