Costa: Conte te Reali do shkarkohej brenda vitit të parë

27 prill 2020 | 12:13

Diego Costa ishte sulmuesi kryesor i Antonio Contes në vitin e parë të italianit në Angli dhe shënoi shumë gola për të ndihmuar skuadrën të shpallet kampione e Anglisë. Një sezon më pas tekniku italian e nxori jashtë planeve dhe e largoi nga ekipi për arsye që nuk u bënë asnjëherë publike.

Sulmuesi i kombëtares spanjolle në një intervistë të dhënë së fundmi tha fjalë të mira për ish teknikun, por nuk ngurroi t’i japë këshilla për mënyrën sesi punon, duke deklaruar se me këtë stil, te Reali i Madridit do të shkarkohej brenda sezonit të parë.

“Unë dhe Conte kemi pasur problem jashtë fushës së lojës, por duhet të pranoj se është një trajner shumë i mirë, që punon shumë. Nuk kam mëri, por për t’u bërë një trajner i madh, duhet të ndryshojë diçka nga metodologjia e punës, sidomos në aspektin njerëzor. Është shumë i rreptë dhe strikt, ndaj mund të them me bindje se në një klub si Reali i Madridit nuk do të arrinte ta mbyllte një sezon”, deklaroi sulmuesi me origjinë braziliane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Handikos ka arritur që këto ditë të shpërndajë 45 pako…