Koreja e Jugut shuan spekulimet: Kim Jong Un është gjallë

27 prill 2020 | 12:34

Koreja e Jugut ka shuar spekulimet në lidhje me shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke i thënë CNN se ai është “i gjallë dhe mirë”.

“Pozita e qeverisë sonë është e fortë,” tha Moon Chung-in, këshilltari i lartë i politikës së jashtme të presidentit, Moon Jae-in. “Kim Jong Un është i gjallë dhe mirë. Ai ka qëndruar në zonën Ëonsan që nga 13 Prilli. Asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani.”

Pikëpyetjet lidhur me shëndetin e Kim u ngritën pasi ai humbi festimin e ditëlindjes së gjyshit të tij dhe themeluesit të Koresë së Veriut në 15 Prill.

Ai ishte parë katër ditë më parë në një takim të politikës, sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

Më herët, qeveria e Koresë së Jugut, e cila monitoron nga afër Korenë e Veriut, minimizoi thashethemet më 21 prill dhe tha se duket që ende Kim po e drejton vendin. Gjithashtu zyrtarët kinezë majtën të njëjtën linjë.

Inteligjenca amerikane raportohet se po monitoron situatën, por presidenti Donald Trump tha në fillim të kësaj jave se nuk kishte asnjë informacion të besueshëm në lidhje me shëndetin e Kim Jong-un-it. Spekulimet për shëndetin e tij kanë ngritur pyetje lidhur me atë se kush do ta marrë fronin si udhëheqës i Koresë së Veriut, nëse Kim Jong-un vdes.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit, në kuadër të programit të realizimit të…