Melania feston 50 vjetorin, ja si e uron Donald Trump
27 prill 2020
| 13:28
Me anë të një postimi në “Twitter”, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Melina Trump.
“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e Shkëlqyer!”, shkroi Shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Melania, dje ka festuar ditëlindjen e saj të 50.
Sakaq, çifti Trump është takuar për herë të parë në Nju Jork në vitin 1998. Ata u fejuan në vitin 2004 dhe një vit më vonë u martuan. Nga kjo martesë çifti ka dhe një djalë 14 vjeçar të quajtur Barron William.