Thaçi: Asnjëherë nuk do të ketë amnisti për krimet e Serbisë në Kosovë

27 prill 2020 | 14:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Mejë të Gjakovës në 21-vjetorin e masakrës.

“Sot shënojmë ditën e të pagjeturve, ditën e vuajtjes, dhimbjes dhe pikëllimit për shtetin e Kosovës për qytetarët e Kosovës, për këtë çështje të sensibilizimit edhe në rrafshin ndërkombëtar”.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civil ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve shqiptarë, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile, ka vrarë mbi 1300 fëmijë”.

“Ushtria dhe policia serbe ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare dhe po ajo ushtri ka dëbuar nga Kosova rreth 1 milion qytetar shqiptar civil dhunshëm”, ka thënë Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka deklaruar se mungesa e ndëshkimit ndërkombëtarë të këtij gjenocidi nënkupton amnisti, por që asnjëherë nuk do ndodh për gjithë këto krime.

“Serbia ka bërë gjenocid dhe fatkeqësisht ende nuk është dënuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi lokale dhe ndërkombëtare. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet edhe si një lloj amnistie ndaj gjenocidit serb të kryer në Kosovë”.

“Por nuk do të ketë në asnjë rrethanë dhe asnjë kohë amnisti për krimet serbe të kryera në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkë me ndërkombëtarët”, është shprehur Thaçi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshjen…