![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/maldini-vs-ancelotti.jpg)
Maldini zbulon lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur
27 prill 2020
| 15:45
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka thënë se Marco van Basten është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij.
Maldini e kaloi të gjithë karrierën e tij te Milani, derisa kishte luajtur me Van Bastenin.
“Ai ishte në gjendje të shënonte dhe të pasonte. Ai ishte më i miri”, ka thënë Maldini.
Karriera e Van Bastenit pati një fund të hidhur, derisa u pensionua nga futbolli në moshën 28-vjeçare për shkak të operimi në nyje.