Sindikalistët shëndetësorë do t’i drejtohen Avokatit të Popullit dhe KMDLNj-së për pakon emergjente

27 prill 2020 | 15:47

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, i ka dërguar letër kryeministrit ne detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur indinjatën e thellë të punëtorëve shëndetësorë në lidhje me ndarjen e kompensimit shtesë për punëtorët shëndetësorë bazuar në Pakon Fiskale Emergjente, respektivisht Masa-6.

“Po jua rikujtojë se para marrjes së vendimit tuaj në mbledhjen e Qeverisë, ne me datë 29 mars u jemi adresuar duke kërkuar që në këtë pako të futen të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës, duke filluar nga punëtorët e sigurimit, punëtorët e pastrimit, bartësit, vozitësit, punëtorët e shërbimeve teknike dhe të administratës, IT, profilet jo-mjekësore të punësuar në institucione shëndetësore, infermierët, mjekët, specialistët e të gjitha fushave mjekësore, farmacistët, psikologët, stomatologët e gjithë të tjerë”, është thënë në letrën e Sylës.

Sipas Sylës zyrtarët e Kurtit kanë bërë presion tek menaxhmenteti i institucioneve shëndetësore për pastrim të listave.

“I nderuari kryeministër në detyrë, me këtë ju po bëni shkelje të të drejtave të punëtorëve shëndetësorë të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës”.

“Bazuar në këtë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do t’i adresohet Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave Lirive të Njeriut në Kosovë. Në fund po jua themi ose stimulojini të gjithë punëtorët shëndetësorë ose asnjërin prej tyre”.

“Punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës nuk janë për lëmoshë por kërkojnë respektin e merituar nga institucionet e Republikës së Kosovës”, është thënë në letrën e Sylës, drejtuar Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rreth një muaji izolim, kryeministri britanik Boris Johnson u…