Daçiqi takohet me ambasadorin rus, flasin për Kosovën

27 prill 2020 | 15:53

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq  ka takuar sot ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko.

Në takim përpos bashkëpunimit në luftën kundër koronavirusit, ata kanë diskutuar edhe për video-seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku të premten Daçiqi është përballuar me kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufca.

Daçiqi ka falënderuar diplomatin rus për ndihmën përmes dhurimit të furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore, dhe veçanërisht ka theksuar ndihmën e javës së kaluar nga Fondi i Paqes Ruse. Po ashtu, ai ka theksuar rëndësinë e shkuarjes së ekipit të ekspertëve rus në Serbi, raporton “Tanjug”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim…