Ramadani: Vitet në Shqipëri nuk i harroj, Sormani më ka ndihmuar shumë

27 prill 2020 | 18:22

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani ishte i ftuari i radhës në emisionin “FanZone” në Supersport, ku foli ndër të tjera për mënyrën si po i kalon ditët pa futboll dhe për planet për të ardhmen e karrierës.

Si është situate me koronavirusin në Danimarkë?
Këtu ka qenë çdo gjë shumë mirë. Jemi të lirë të bëjmë çdo gjë dhe vazhdon jeta normalisht, njëjtë siç ndodh edhe në Suedi. Këtu janë njerëzit të kulturuar, i respektojnë rregullat pa i detyruar njeri.

Po me pagat e futbollistëve si po veprohet atje? A jeni paguar për këtë periudhë?
Këtu është ndryshe, se gjatë kohës që është ndaluar futbolli, gjithçka e paguan qeveria dhe jo klubi.

A ka një plan për të rifilluar kampionatin?
Nga java tjetër do bëjmë testin, për të parë si jemi. Kur të rifillojmë kampionatin, do kryhen analizat dhe nëse dikush do të ketë temperaturë, nuk do zhvillohet ndeshja.

Cilat janë planet për të ardhmen?
Për momentin jam i përqendruar të ec përpara, dhe të rritem. Kam biseduar me 4 skuadrat e para në Danimarkë. Kam ndërruar agjent dhe po pret vetëm përgjigjen time, për të nisur kontaktet me skuadrat e para në renditje.

Çfarë ju mungon nga koha me Partizanin?
Vitet në Shqipëri nuk i harroj kurrë, sidomos Partizanin që më ndihmoi aq shumë. Mua këtu më mungon jeta, sepse në Shqipëri kur thërrisje miq, bëheshim 3-4 ndërsa këtu jam vetëm me bashkëshorten.

Si janë raportet tuaja me Sormanin?
E falënderoj shumë, sepse më ka dhënë shumë. Ka qenë personi që më ka sjellë në Danimarka. E marr para çdo ndeshje dhe i uroj suksese. Partizani më ka dhënë shumë, duke filluar nga presidenti Gaz Demi, Dervishi, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në…