Detaje të reja nga vrasja në Durrës, dy viktimat janë vëllezër

27 prill 2020 | 18:23

Një vrasje tipike mafioze ka ndodhur në Durrës, pranë tregut të makinave. Viktimat e vrarë me armë zjarri në Durrës janë vëllezër dhe janë gjetur brenda një automjeti tip Golf.

Viktimat, vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, kanë qenë duke lëvizur me automjet kur i është zënë pritë nga një automjet tjetër dhe janë qëlluar dhe ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar.

Besmir dhe Viktor Haxhia nuk rezultojnë persona me të shkuar kriminale, por policia po verifikon nëse janë të përfshirë në pazare droge brenda ose jashtë Shqipërisë.

Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.

Postblloqe të shumta policore janë ngritur në hyrje-daljet e Durrësit dhe në zonën e Fushë-Krujës. Kontrolle për gjetjen e autorëve po kryhen dhe në zonën përreth.Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin.

Shumë persona në zonë janë shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi krimin dhe rrethanat e tij./shtypi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani ishte i ftuari i…