Ambasadori italian: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për të ndriçuar fatin e të pagjeturve

27 prill 2020 | 18:27

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i është bashkuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të përkujtuar të zhdukurit në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Orlando ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij, për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

“I bashkohemi Kosovë në shënimin e Ditës së saj Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur duke kujtuar ata që ende mungojnë. Teksa Prishtina ndriçohet sonte, ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për të hedhur dritë mbi fatin e tyre”, shkruan Orlando.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje tipike mafioze ka ndodhur në Durrës, pranë tregut…