Vazhdon skepticizmi rreth Kim Jong Un

27 prill 2020 | 19:49

Në kohën kur po qarkullojnë lajme për vdekjen e udhëheqësit suprem të vendit, Koreja e Veriut ka publikuar një letër e cila t jonhuhet se i është dërguar presidentit të Afrikës së Jugut nga Kim Jong Un. Me datën e së hënës (27 prill), në letër urohet presidenti Cyril Ramaphosa në Ditën e Lirisë së Afrikës së Jugut që shënon fundin e Aparteidit.

Mediat ndërkombëtare raportuan se ai i është nënshtruar një procedure kardiovaskulare që çuan në njoftimet se ai është në rrezik për jetën ose edhe ka vdekur.

Sot u tha se Kim mund të jetë lënduar gjatë testimit të një rakete.

Mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Kim i është nënshtruar një operimi kardiovaskular më 12 prill në një spital jashtë Pyonguang, kryeqytet i Koresë së Veriut, dhe se gjendja e tij po përmirësohej.

Tre zyrtarë qeveritar me njohuri të situatës i thanë “Washington Post”-it, se dy qeveritë, amerikane dhe jug-koreane, janë skeptike sa u përket raporteve se Kim është i vdekur ose në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka…