Deputeti Krasniqi: Kam oferta të ndryshme nga ata që duan qeveri të re, vota ime s’do jetë pjesë e asnjë pazarit

27 prill 2020 | 20:26

Deputeti i komunitetit egjiptas, Elbert Krasniqi, ka thënë se tash e disa ditë në drejtim të tij ka pasur oferta të ndryshme nga ata që po duan të formojnë një qeveri të re.

Megjithatë, Krasniqi ka theksuar vota e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari. “Tash e disa ditë, mua dhe partisë sime po i vijnë oferta të ndryshme nga ata që po e duan një qeveri të re. Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre. Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t’i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari”, ka shkruar Krasniqi, deputet i IRDK-së në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një…