Kurti dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për sigurinë dhe për pandeminë Covid-19

29 prill 2020 | 16:49

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Michele Risi,  u prit sot në takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, me c’rast u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe reagimin ndaj pandemisë COVID-19.

“Gjenerali Risi ripohoi përkushtimin e pananshëm të KFOR-it për të kontribuuar në sigurinë dhe mbrojtën, si dhe lirinë e lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ai po ashtu konfirmoi se falë masave parandaluese dhe të rrepta të ndërmarra që nga fillimi në të gjitha bazat dhe objektet, aftësitë dhe kapacitetet e KFOR-it nuk janë minuar nga COVID-19. Një numër i kufizuar i ushtarëve janë infektuar. Ata po trajtohen në objektet mjekësore të KFOR-it ose po shërohen në vendet e tyre të lindjes”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në anën tjetër, e informoi Gjeneralin Risi për situatën aktuale me COVID-19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria ka ndërmarrë në parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit Corona.

“Z. Kurti dhe Gjeneral Risi shprehën kënaqësinë e tyre të ndërsjellë për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit në mes Institucioneve Shëndetësore në Kosovë, KFOR-in dhe hisedarëve rajonalë; me theks të veçantë në lidhje me shkëmbimin e informacioneve dhe nismave mbështetëse për menaxhimin e përhapjes së virusit Corona”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka…