Kampionati në Shqipëri pritet të rifillojë në fund të majit

29 prill 2020 | 17:30

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, ka treguar se kampionati i Shqipërisë në futboll pritet të rinisë në fund të majit.

Duka ka folur në cilësinë edhe të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Edhe pse në disa kampionate kanë vendosur të mos zbresin në fushë për këtë sezon, besoj se ekipe nga ky kampionat do të luajnë gjithsesi në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës. Në Shqipëri jemi në kontakte të ngushta me qeverinë dhe Komitetin Shkencor. Kemi për qëllim ta rinisin sezonin në fund të majit. Është e pamendueshme që të ndiqet e njëjta linjë në të gjithë Evropën. Numri i të infektuarve ndryshon nga vendi në vend”, ka thënë Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraelitët festuan Ditën e Pavarësisë kryesisht në shtëpi, pasi vendi…