Nata e 18-të e Prishtinës në karantinë, relaksim i parakohshëm i lëvizjeve të veturave (Video/Foto)

29 prill 2020 | 23:04

Prishtina sonte ka hyrë në natën e 18-të të karantinës, si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 që ka përfshirë botën.

Sonte, pas orës 22:30 në rrugët e kryeqytetit është vërejtur relaksim i trafikut, shtim i lëvizjeve të veturave.

Disa lëvizje të veturave të njëjta, lënë për të kuptuar shfrytëzimin e lejes për lëvizje pa nevojë të domosdoshme, raporton “Epoka e re”.

Edhe sonte nuk ka pasur asnjë rast të ri me Covid-19 në Prishtinë.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sonte ka pasur vetëm nëntë raste të reja me Covid-19 dhe 17 raste të tjera janë shëruar.

Deri më tani numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 799.

Numri i të shëruarve ka arritur në 249, kurse 22 pacientë kanë vdekur.

Më poshtë keni videot dhe fotot të realizuara sonte në Prishtinë nga ekipi i “Epokës së re”:

 

 

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një lidhje telefonike për…