Deputetja Deliu reagon për lejen speciale që Sveçla ia dha Jabllanoviqit

29 prill 2020 | 23:31

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i ka dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë Aleksandër Jabllanoviqit.

Ndaj këtij vendimi të Sveçlës ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se sot, të veshur me petkun e pushtetit, përfaqësues të VV-së i japin leje speciale për lëvizje gjatë gjithë kohës e në gjithë Kosovën Aleksandër Jabllanoviqit.

“Të gjithë e kujtojmë protestën e dikurshme të VV-së, e cila kërkonte shkarkimin e Jabllanoviqit, njeriut që kishte fyer në mënyrën më ç’njerëzore nënat gjakovare. Sot, të veshur me petkun e pushtetit, përfaqësues të VV-së i japin leje speciale për lëvizje gjatë gjithë kohës e në gjithë Kosovën Jabllanoviqit . ‘Jo NEGOCIATA’”, ka shkruar ajo.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, përmes një postimi në…