Qytetari nga Prishtina dhuron pikturën për të blerë pajisje për fëmijë

30 prill 2020 | 01:47

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se një qytetar nga Prishtina ka dhuruar një pikturë të tij për të blerë pajisje për fëmijë që nuk kanë mundësi të përcjellin mësimin online.

“Besnik Xhemaili e dhuroi këtë pikturë të bukur me motive të kryeqytetit për me ble pajisje për fëmijë që nuk kanë mundësi me përcjell mësimin online”, thuhet në një postim të komunës.

Ndërsa,  ata që dëshirojnë të blejnë duhet të shkruajnë mesazh tek Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Hallall!Ata që janë të interesuar ta blejnë ju lutem më shkruani dm! #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për ndihmën e…