Tom Hanks shërohet nga COVID-19 dhe dhuron gjak për gjetjen e antitrupave

30 prill 2020 | 09:56

Aktori i mirënjohur i Hollywood-it, Tom Hanks ka dhuruar gjak, me shpresën se plasma e tij do të ndihmojë të prekurit nga koronavirusi.

Sëbashku me bashkëshorten e tij, Hanks rezultuan pozitivë me COVID-19 në fillim të muajit mars.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se shpreson që plasma e gjakut të tij të përdoret për studime në ndihmë të të prekurve nga koronavirusi.

Sipas shkencëtarëve, gjaku i pacientëve të shëruar mund të përmbajë anti-trupa që luftojnë koronavirusin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ende ndodhet në Tiranë, ka…