Zana Blaku-Tanushi udhëhoqi studimin për koronavirus

30 prill 2020 | 09:57

Kosovarja, që kishte shkuar në ShBA gjatë luftës, udhëhoqi pjesën klinike të studimit më të ri në ShBA, që ofroi provat më bindëse për efektin e terapisë anti-virale ndaj COVID-it.

Ky studim, më i riu dhe më i besueshmi përkrah organizimi, struktura dhe numri i pacientëve, që trajtoi efektin e Remdesivirit, u publikua të mërkurën. Ai u sponsorua nga Instituti Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Nacionale të Shëndetësisë të SHBA (NIH). E aspekti farmaceutik i tij u drejtua nga dr. Zana Blaku-Tanushi, me origjinë nga Prishtina, raporton “illyriapress”.

Blaku-Tanushi punon si farmaciste klinike në fushën e kërkimeve shkencore në mjekësi, në qendrën klinike të Institutit Nacional të Shëndetësisë (NIH). Sipas saj, edhe pse rezultatet janë ende preliminare dhe duhet të bëhet analizë e plotë e të gjitha të dhënave, ky është një hap premtues, transmeton KOHA.

Studimi nisi më 21 shkurt dhe përfshiu 1 063 në 68 vende në ShBA, Evropë dhe Azi. Bordi monitorues i sigurisë dhe provave gjatë studimit ka informuar hulumtuesit më 27 prill se Remdesiviri ishte më i mirë sesa Placebo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i mirënjohur i Hollywood-it, Tom Hanks ka dhuruar gjak,…