Në Kosovë priten ‘shkundje të mëdha’

30 prill 2020 | 10:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjeti kohë t’i komentojë zhvillimet politike në Kosovë. Ai vlerësoi se priten ‘shkundje të mëdha’ në Kosovë dhe shtoi se, siç nuk u gëzohet turbulencave askund në rajon në planin politik, nuk u gëzohet as këtyre në Prishtinë. Ai tha se tani vazhdimi i bisedimeve do të vështirësohet edhe më për atë se qeveria e re në Prishtinë do të ketë legjitimet të dyshimtë.

Presidenti serb, edhe pse tha në televizionin publik serb RTS se nuk u gëzohet trazirave askund në rajon, ai, megjithatë, thekson se Qeveria e Kosovës ka legjitimitetin e vënë në dyshim.

Vuçiqi tha se negociatat tani me Prishtinën do të jenë të vështira, pasi legjitimiteti i qeverisë në Prishtinë po “tundet”, e shpjegoi më tej, duke shtuar, megjithëse shifrat i kishte gabim se, nëse qeveria formohet kur i pari ka mbështetje 21 për qind të qytetarëve, atëherë Albin Kurti mbetet në opozitë me 37 për qind të mbështetjes.

Gazetari serb e pyeti se si Beogradi mund të përfitojë nga kjo, e Vuçiqi u përgjigj se nuk mund të shfrytëzojë një situatë të tillë pasi, nëse situata është stabile në Prishtinë, atëherë Beogradi nuk ka partner serioz për dialog, e nëse jo, atëherë politikanët shqiptarë “do të garojnë se cili e përmend më shpesh se Serbia ka kryer gjenocid”.

“Kjo nuk është situatë e lehtë e atëherë keni problem me legjitimitet” theksoi Vuçiqi i “brengosur”.

Atij iu shtrua edhe pyetja se në këtë situatë me koronavirusin barriera për mallrat serbe është “hequr apo zhvendosur”. Vuçiqi tha se rreth kësaj, po ashtu, do të ketë “probleme të shumta” dhe përsëriti se Beogradi zotohet për liri absolute të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ai shtoi se për këtë duhet punuar më shumë pasi është e rëndësisë vendimtare për ne dhe ata.

Vuçiqi tha se për këtë ka pasur bisedë në ditët paraprake me të dërguarin special të ShBA-së për Kosovë, Richard Grenell, si dhe ndërmjetësin evropian Miroslav Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovarja, që kishte shkuar në ShBA gjatë luftës, udhëhoqi pjesën…