Ka fillu me mu dhimte Albini qe po shkon

30 prill 2020 | 10:09

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për lejen e lëvizjes dhënë ish-ministrit Aleksander Jabllanoviq, kundër të cilit dikur protestonte Lëvizja Vetëvendosje.

Zeka ia ka përmendur Kurtit edhe 10 milionë eurot e dhëna për rrymën e shpenzuar nga serbët e veriut, duke thënë se e gjithë kjo ka ndodhur për inat të presidentit Thaçi dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Po me dhimet qe po shkon. Sa ma gjate ne pushtet, aqe ma shume e shohin qytetaret se çdo gja qe ka thane Albini, e ka mendu te kunderten”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ka fillu me mu dhimte Albini qe po shkon

A ju kujtohet kur u qojke hava dhe akuzonte te gjithe: “More kriminela, more hajna, ju qe po ua paguani rrymen serbeve te veriut! A jeni ju normal?! Po Jabllanoviçin, ai kriminel, qe po i fyen nanat gjakovare, pse nuk po e burgosni”?!

U pat qu Isa i shkrete, rdhe e pat shkarku.

Dje, Albin kryeministri, lideri i Persise te vjeter, tak i ndau 10 milion per rryme te serbeve te veriut, ne kete kohe pandemie, edhe nje leje Jabllanoviçit, pa hy ne karantine, edhe krejte kete e bani perinat te Presidentit dhe Pacollit.

Po me dhimet qe po shkon. Sa ma gjate ne pushtet, aqe ma shume e shohin qytetaret se çdo gja qe ka thane Albini, e ka mendu te kunderten…!!!

A thu keto nanat e Gjakoves si do reagojne, se per Mimoza Kusarin jam i bindur qe do jap doreheqje nga grupi parlamentar i VV-se….

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një spiker lajmesh në Spanjë është bërë hiti i momentit,…