Kërkesa e 12 shteteve të BE-së: Të mos rimbursohen më fluturimet e anuluara!

30 prill 2020 | 10:23

12 shtete të BE-së kanë kërkuar sot nga Brukseli që të pezullojë përkohësisht një ligj evropian, që detyron rimbursim për fluturimet e anuluara. Franca dhe Holanda janë dy nga shtetet kryesore që kanë kërkuar më me ngulm këtë vendim, u propozuan një takimi të ministrave evropianë të transportit.

Vendet e tjera që qëndrojnë pas kësaj kërkese janë Belgjika, Bullgaria, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Irlanda, Letonia, Malta, Polonia dhe Portugalia.

Ky propozim vjen mes zemërimit të pasagjerëve të cilëve iu anuluan fluturimet për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi, por iu ofruan vetëm kuponë në kompensim.

Sipas rregulloreve evropiane udhëtarëve duhet t’u ofrohet një rimbursim nëse një fluturim anulohet.

Por tani ka një përpjekje për ta pezulluar përkohësisht këtë ligj të BE-së, për t’i dhënë pak frymëmarrje linjave ajrore që janë në vështirësi.

“Pandemia e COVID-19 ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në transportin ndërkombëtar, përfshirë udhëtimet ajrore. Një numër i madh i fluturimeve janë anuluar. Kompanitë e linjave ajrore nuk kanë më pasagjerë, megjithatë vazhdojnë të përballojnë kosto të larta. Për shkak të kësaj, Rregullorja EC (Nr) 261/2004 dhe detyrimi i saj për të rimbursuar biletat e anuluara me para, nëse pasagjeri vendos kështu, vendos kompanitë ajrore në një situatë të vështirë, ku ata po përballen me një sfidë serioze. Kur formulimi i rregullores u konceptua, kriza aktuale globale dhe ndikimi i saj në udhëtimet ajrore nuk ishin parashikuar. Qëllimi i Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të tij tani duhet të jetë ruajtja e strukturës së tregut evropian të trafikut ajror përtej krizës aktuale, duke marrë parasysh interesat dhe mbrojtjen e nevojshme të udhëtarëve “, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e përbashkët të 12 vendeve të BE-së

Por komisarja e BE-së e Transportit, Adina Valean, tha për Euronews.com të martën se një veprim i tillë ishte ide e keqe.

“Nuk është një mundësi për mua. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur. Unë mendoj se kompanitë duhet të mendojnë për t’i bërë kuponat më tërheqës nëse duan të përdorin kryesisht këtë instrument, por duhet të lejojnë pasagjerët të ushtrojnë të drejtën e tyre për t’u rimbursuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se…