Veterani i UÇK-së jep pensionin për familjet që kanë nevojë

30 prill 2020 | 10:25

Veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj nga Suhareka, ka dhuruar pensionin e veteranit për të blerë pako ushqimore për familjet që kanë nevojë. Këtë gjest të tij e ka bërë me dije kreu i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka falënderuar të gjitha ata që po shprehin angazhimin humanitar në këtë kohë të pandemisë

Shkrimi i Muharremajt:

Shefki Hodaj, veteran i Luftës së UÇK-së nga fshati Samadraxhë, e ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë.

Është shumë emocionues një veprim i tillë, ngase kjo tregon shumëçka për shoqërinë tonë.

Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12 shtete të BE-së kanë kërkuar sot nga Brukseli që…