Nga deklaratat e presidentit të distancohet çdo parti, sidomos LDK-ja

30 prill 2020 | 10:34

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje ndërmarrje kriminale. Abazi ka pohuar se çdo parti do të duhej të distancohej nga deklarata që bëri Thaçi, e sidomos LDK-ja.

“Fjalori i papërgjegjshëm, kërcënues dhe aspak presidencial e bën edhe më jokushtetues se ç’është. Nga fjalimet se nuk do t’i prisnim me çaj protestuesit deri tek veprimet e nëndheshme, duke interferuar me deputetët dhe vullnetin e tyre, sidomos të atyre që përfaqësojnë pakicat për të mos votuar qeverinë Kurti. Insistimi i Thaçit që me çdo kusht të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, do të duhej të ishte e qartë për LDK se cilat janë motivet e tij dhe të distancohej për hatrin e elektoratit që i ka besuar votën për ta çkapur shtetin pikërisht nga kryeshefi i PRONTO-s”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi ka thënë se “është e tmerrshme të mendohet që LDK i mban ‘zhagun’ Thaçit, përderisa përjashton të vetët”. “Është edhe më e tmerrshme kur përjeton heshtjen e atyre që kanë prindërit e vrarë në periudhën e pasluftës dhe vetëm për fushatë i përdorin, sikur të ishin vetëm poster reklame që përdhoset sapo të përfundojë fushata.

Kaq jonjerëzor e pa-kurrizor të bën etja për pushteti”, shkruan Abazi.

Shkrimi i tij i plotë publikuar para 20 minutash:

Çdo parti do të duhej të distancohet nga deklarata që bëri Thaçi. Sidomos LDK!

Fjalori i papërgjegjshëm, kërcënues dhe aspak presidencial e bën edhe me jokushtetues se ç’është.

Nga fjalimet se nuk do t’i prisnim me çaj protestuesit deri tek veprimet e nëndheshme, duke interferuar me deputetët dhe vullnetin e tyre, sidomos të atyre që përfaqësojnë pakicat, për të mos votuar qeverinë Kurti…

Insistimi i Thaçit që me çdo kusht të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, do të duhej të ishte e qartë për LDK se cilat janë motivet e tij dhe të distancohej për hatrin e elektoratit që i ka besuar votën për ta çkapur shtetin pikërisht nga kryeshefi i PRONTOs.

Është e tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit, përderisa përjashton të vetët. Është edhe më e tmerrshme kur përjeton heshtjen e atyre që kanë prindërit e vrarë në periudhën e pasluftës dhe vetem për fushatë i përdorin, sikur të ishin vetëm poster reklame që përdhoset sapo të përfundojë fushata.

Kaq jonjerëzor e pakurrizor të bën etja për pushteti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj nga Suhareka, ka dhuruar pensionin…