Personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë u del rezultati për Koronavirus

30 prill 2020 | 11:08

Mbrëmë kanë dalë rezultatet edhe për 26 të testuarit e fundit nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, i cili ka bërë testin për Koronavirus dhe të gjithë kanë dalë negativë.

“Ky është lajm i mirë për personelin tonë, por edhe për pacientët që mund të ndihen të sigurt gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Që nga fillimi i Pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsejtë 61 pjesëtarë të Personelit tonë dhe rezultatet negative janë inkurajim për punën e Personelit të Spitalit të përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave dhe Transfereve thotë se pagat e punëtorëve…